E rëndë/ 30-vjeçari përdhunon, mbyt dhe hedh nga shkëmbi të dashurën

schedule15:53 - 13 Mars, 2023

schedule 15:53 - 13 Mars, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paphos, Qipro , ku një30-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar, mbytur dhe hedhur nga shkëmbi partneren e tij.

Krimi në Qipro ndodhi në orët e para të së shtunës së kaluar (11.03.2023), ku 30-vjeçari, banues në Paphos, ka telefonuar vetë policinë dhe ka pretenduar se teksa ka qenë me të dashurën e tij ukrainase, Lesia, 28-vjeçare, ajo ka rënë nga shkëmbi duke u përpjekur të bëjë një selfie.

Mirëpo, një zëdhënës i Policisë tha se është konstatuar një frakturë e kockës hyoid. e cila ndodh vetëm në rastet e mbytjes me duar dhe jo rënies.

Gjithashtu, sipas ekzaminineve mjekësore e reja është abuzuar seksualisht përpara se të vritej.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!