Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Koretishtë të Novobërdës në Kosovë, ku një i ri ka ndërruar jetë nga overdoza.
Sipas mediave 27-vjeçari Gëzim Orana rezulton se kishte kaluar në mbidozë së bashku me një familjarin e tij, por ky i fundit rezulton jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spital.
Nuk dihen shkaqet që e çuan të riun nga Gjilani në një gjendje të tillë. Autoritetet kosovare po hetojnë rrethanat e rastit në fjalë.