E rëndë, 10-vjeçari humb gishtat e dorës nga fishekzjarret

schedule08:16 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 08:16 - 31 Dhjetor, 2023

Një fëmijë 10 vjeç ka humbur 3 gishta për shkak të shpërthimit të papritur të një fishekzjarri, të cilën e kishte blerë në një dyqan. Mësohet se fëmija ka humbur gishtin e madh të dorës së majtë dhe dy gishtat e dorës së djathtë.

Fillimisht, ai u dërgua në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, më pas u transferua në Poliklinikën e Barit, ku u shtrua në departamentin e kirurgjisë plastike.

Ndërkohë, policia njofton se ka arritur në gjurmët e shitëses, teksa në shtëpinë  e saj u gjenden edhe fishekzjarre të tjera të ndaluara. Deri më tani 105 mijë fishekzjarre janë konfiskuar në Milano dhe mbi 310 mijë në Romë.

/abcnews.al