“E refuzova atë lojtar”, Villas Boas dorëhiqet nga Marseille

schedule14:36 - 2 Shkurt, 2021

schedule 14:36 - 2 Shkurt, 2021

André Villas-Boas ka vendosur të mbyllë aventurën e tij te Olympique de Marseille në mënyrë të papritur. Shkak i këtij vendimi të papritur është afrimi i Olivier Ntcham nga Celtic në formulën e huazimit deri në fund të sezonit.

 

Olivier Ntcham

Trajneri e ka refuzuar afrimin e 24-vjeçarit, por klubi nuk e ka pyetur dhe ka vendosur ta afrojë, duke mos denjuar as t’i kthejë përgjigje trajnerit. Pas kësaj, portugezit i është prekur dinjiteti dhe ka vendosur të japë dorëheqjen.

“Paraqita dorëheqjen time me argumentin se nuk isha dakord me politikën sportive të klubit. Nuk dua asnjë para nga klubi, thjesht dua të iki. Ne e mbyllëm merkaton me një lojtar të afruar (Olivier Ntcham), për të cilin unë kisha thënë ‘jo’. Klubi e afroi dhe nuk m’u shpjegua për arsyen e këtij vendimi”, tha Villas-Boas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!