E quajti ziliqar, Tan Brama i përgjigjet Ilir Shaqirit: Je xhaketë e vjetër

schedule19:20 - 14 Qershor, 2022

schedule 19:20 - 14 Qershor, 2022

Një deklaratë që bëri Tan Brama, ku tha se Ilir Shaqiri e telefononte vetëm për interes, solli reagimin e këtij të fundit, i cili tha se ishte ziliqar. Iliri publikoi një thënie krahas një fotoje të tij, ku thuhej: “Respektoji ziliqarët tuaj. Ata janë në fakt personat që mendojnë se jeni më i mirë se ata.”

Pas kësaj ka reaguar dhe Tani, i cili gjatë një interviste televizive, iu referua balerinit si një “xhaketë e vjetër”. “Hapëm një grup në Whatsapp pas BB dhe flisnim aty. Do të takohemi, do të hamë dreka dhe darka. Rasti më i fundit që kemi folur për një darkë që do të hanim, që ky kishte thënë se ka folur me Tanin.

Ka qenë e folur në grup. Dhe unë thashë më merr në telefon për interes. Njëherë kur është kthyer nga Italia, më tha se dua 20 veta për xhirimet e një spoti. Por mënyra se si e tha, si një urdhër ‘Çkemi ça bërë, nesër jam në Tiranë dhe më sill njerëzit e tu. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa pyetur njëherë ça bëre.

Pas një muaji e gjysmë, të hash dreka dhe darka me persona që i ke njohur te BB dhe Tan Bramën e ke njohur më para, i kërkoje share në Instagram. Nuk po kërkoj një pjatë sallatë por për respekt. Këtë gjë doja nga ai. I thashë ‘O Ilir, si more burrë njëherë të thuash si je, si i ke nga shtëpia’.

Më tha ke shumë të drejtë, i thashë ti ke kohë për të tjerët. Me Shekspirin, njërin që pata debat aty brenda se s’dua t’ja përmend emrin, dilte dhe hante dreka dhe me Meridianin ndërsa Tanin e telefononte vetëm për interes. Unë nuk kam nevojë për vëmendje, kam 4.5 milionë njerëz në Instagramin tim, për mua ngelet xhaketë e vjetër, tre arna ka aty. Nuk ka më.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!