Kylie Jenner ka folur zyrtarisht për emrin e djalit të saj ose mungesën e emrit, për të qenë të saktë. Shtatë muaj më parë, sipërmarrësja dhe partneri i saj, reperi Travis Scott, mirëpritën Wolf Webster në botë. Por pak javë më vonë ata vendosën që ky emër nuk i shkonte për shtat të voglit dhe e anuluan. Edhe më poshtë do të zbuloni se cili është shkaku.
Gjatë episodit të kësaj jave të “The Kardashians”, Jenner shpjegoi se ndjehej “e presionuar” për ta emërtuar fëmijën e saj Wolf.
“Ne menduam se emri do të na vinte kur ta shihnim, por nuk ndodhi,” tha ajo. “Më pas na u desh të firmosnim certifikatën e lindjes ose do ta rendisnin pa emër apo numër të sigurimeve shoqërore, kështu që unë u bëra presion për të zgjedhur një emër”.
Motra e saj, Khloe, fillimisht kishte sugjeruar emrin Wolf dhe Jenner e pranoi. Ajo e kuptoi menjëherë se ishte një zgjedhje e gabuar, menjëherë pas nënshkrimit të certifikatës së lindjes.
Çifti tashmë dëshiron shumë t’i vendosë një emër për të cilin ka menduar, se i pëlqen dhe i përshtatet. Këtë herë, Jenner dëshiron të jetë shumë e kujdesshme se çfarë emri do të zgjedhin.
“Travis më thotë: “Më pëlqen shumë ai emër”. Edhe unë përgjigjem: “Nuk mund ta bëjmë më”, shpjegoi ajo. Jenner tha me shaka se, pas gjithë kësaj, “Ne thjesht do të presim që ai të dalë me emrin e tij.”
Familjet Kardashian dhe Jenner janë të njohura për emrat e tyre unikë dhe të veçantë, nga Stormi në Saint. Pra, çfarëdo që të vendosin Kylie dhe Travis, sigurisht që do të jetë diçka super kreative./abcnews.al