E quajti Berishën qesharak, Stresi “hakmerret” ndaj Eduart Selamit

schedule23:37 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 23:37 - 1 Dhjetor, 2021

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” i është përgjigjur ashpër ish-kryetarit të PD-së, Eduart Selami i cili u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koha e Sali Berishës ka përfunduar dhe lëvizja e tij pas shpalljes “non grata” nga SHBA është qesharake.

Lexo edhe: Selami flet për herë të parë: Berisha është fatkeqësi, do që të marrë peng PD-në

Por “Stresi” si mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit Berisha nuk pajtohet me këtë konstatim të Selamit duke u “hakmarrë” në Facebook. “Ik o ndyrsire hale ke goj me Fol per berishen Ti” është komenti i Arkimed Lushajt në një nga postimet e vjetra në faqen e Eduart Selamit.

Ndër të tjera Selami tha se Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës”. Në fund “xhaketa e vjetër” e PD-së u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje.

Lexo edhe: Selami: Berisha është bërë qesharak, e ka mbyllur kapitullin, Basha do të mbijetojë

PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!