“E quaj veten me fat që jam mbesa e Ramiz Kovaçit”, Tullumani: E lumtur që vij nga familje artistash

schedule10:25 - 26 Janar, 2024

schedule 10:25 - 26 Janar, 2024

Sopranoja Ramona Tullumani e konsideron veten me shumë fat që vjen nga një familje artistësh. E ftuar në “Pas Mesnate”, ajo ka zbuluar se nuk i ka ardhur asnjëherë keq kur të tjerët e identifikonin si mbesa e artistit të madh, Ramiz Kovaçi.

Madje, Ramona ka theksuar se në sytë e të tjerëve mund të dukeshe ndryshe, por ajo vetë ndihej shumë e lumtur dhe ka pasur gjithmonë përkrahjen e familjarëve

Tani më krahasojnë, por mua nuk më prish punë fare, sidomos me gjyshin sepse ai është emër i madh, artist shumë i madh, Ramiz Kovaçi. Babi është producent shumë i madh, por gjyshi është këngëtar shumë dhe gjithmonë më thonë, mbesa e Ramizit, por nuk e kam problem fare. Unë kam parë gjithmonë ëndrrën time, isha gjithmonë ai fëmija shumë i lumtur që kisha një familje artistash dhe me fat e quaja veten. Ndoshta në sytë e të tjerëve, mund të quhesha dhe budallaqe. Jam mëkuar me tingujt muzikor, e kam pasur më të lehtë që nga gjyshi.

Mua më ka mbështetur gjithë familja, mami, babi, gjyshja ime se ka jetuar deri vonë, ndërsa, gjyshi ndërroi jetë herët, kur unë isha 7 vjeç. Ka qene prindër të cilët thoshin çfarë të dojë ajo të bëjë”, deklaroi sopranoja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!