E pyesin për Almeda Abazin, Afërdita Dreshaj flet hapur për marrëdhëniet mes tyre

schedule07:41 - 26 Janar, 2021

schedule 07:41 - 26 Janar, 2021

Afërdita Dreshaj është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe shumë shpejt pret të bëhet nënë e një djali. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku së fundmi i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

Përveç pyetjeve të shumta për shtatzëninë dikush e ka pyetur Afërditën edhe për raportet që ka me Almeda Abazin. Ajo ka treguar se Almedën e ka njohur shumë kohë më parë dhe është shprehur se nuk ka parë kurrë femër aq të bukur e natyrale.

“Me Almedën jemi njohur vite më parë dhe asnjëherë s’kam parë femër aq të bukur natyrale”, është përgjigjur Afërdita.

Këtë postim e ka publikuar edhe Almeda dhe ka shkruar: “Shpirti im ti. Afërdita të dua shumë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!