E punësoi për t’i pastruar shtëpinë, shqiptari tenton të përdhunojë 53 vjeçaren greke

schedule22:57 - 19 Maj, 2024

schedule 22:57 - 19 Maj, 2024

Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia në Greqi për tentativë përdhunimi.

Sipas mediave vendase, shqiptari ka tentuar që të përdhunojë një grua që punonte si pastruese në banesën e tij.

Gruaja ka tentuar t’i shpëtojë autorit dhe pasi është mbyllur në një dhomë të banesës ka arritur të telefonojë policinë për të denoncuar ngjarjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët të cilët kanë arrestuar autorin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!