Të jesh tifoz i Southampton këto ditë është e vështirë. Ekipi i zemrës u mposht të premten në shtëpi 0-9 nga Leicester City, regjistroi humbjen më të thellë shtëpiake në historinë e Premier League dhe nuk ka ku shkon më keq.
Gjithsesi, lojtarët e “Saints” kanë vendosur të kryejnë një gjest shumë fisnik dhe të bukur. Dështimi në ndeshjen e fundit ishte i paimagjinueshëm dhe të gjithë aktorët e atij rezultati skandaloz kanë marrë një vendim.
The Guardian raporton se lojtarët dhe stafi teknik kanë vendosur të dhurojnë për bamirësi rrogat e ditës së premte. Paga e një dite do t’i dhurohet “Saints Foundation”, një fondacioni që merret me problemet e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve të zonës së Southampton. /abcnews.al
Southampton players donate wages to charity after 9-0 mauling by Leicester https://t.co/43VmJYKWqN
— Guardian sport (@guardian_sport) October 28, 2019