E Premtja e Zezë e Pashkës, besimtarët katolikë të Shkodrës në “Udhën e Kryqit”, përgatiten për ngjalljen e Krishtit

schedule16:26 - 16 Prill, 2022

schedule 16:26 - 16 Prill, 2022

Nga Simon Shkreli

Besimtarët katolikë me kryqin në krahë përkujtuan mbrëmjen e djeshme udhëtimin e fundit të Krishtit në tokë.

Është e premtja e madhe ose siç quhet ndryshe e Premtja e Zezë.

Udha e kryqit të cilën besimtarët katolikë të Shkodrës e fillojnë nga katedralja për të përfunduar tek varrezat katolike të Rrmajit është një simbolikë e mundimeve të udhëtimit të fundit të Jezu Krishtit në jetën tokësore.

Për 7 të premte me radhë dhjetëra besimtarë me qirinj në duar e kanë përshkruar udhën e kryqit që I paraprin ringjalljes së Krishtit.

“7 javë kemi bërë këtë udhë sot po bëjmë të fundit, kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Na e kanë ushqyer prindërit. Në kohën e komunizmit e bënim fshehur. Janë emocione të mëdha se jemi e vetëm se fëmijët i kemi në emigrim mos na lëshojë zoti dorën. Po mundohemi të ecim në rrugën e Krishtit po sa është e mundur se di”, u shpreh një besimtare shkodrane.

“Për çdo të krishterë është privilegj të bëhesh sado pjesëmarrës në këtë mister se zoti dhuroi jetë për ne”, tha për Abc një besimtar shkodran.

Në varrezat e Rrmajit e përfundon udha e kryqit, udha e mundimeve të Jezu Krishtit në prag të pashkëve festës më të madhe të të krishterëve. Festës së ringjalljes së Krishtit.

Pas këtij udhëtimi ariqipeshkëvi Angelo Massafra dha disa mesazh të rëndësishme.

“Sot më shumë se kurrë duhet ta shpallim zotërinë e Krishtit të ngjallur në këto kohë kur po përshkojmë errësirën e vdekjes të shkaktuar nga luftërat që po i vënë flakën planetit tonë, në veçanti nga lufta e pakuptueshme i Rusisë kundër Ukrainës.

Të dashur, ne, në vend që të ankohemi gjithmonë ose të braktisim Atdheun tonë, të gjithë së bashku e secili prej nesh të veprojë në mënyre që Shqipëria jonë të behet me e jetueshme,” thaa ariqipeshkëvi Angelo Massafra /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!