“E premtja e zezë”, besimtarët ortodoksë në Korçë, Vlorë e Fier kryejnë ritualet e ditës së shenjtë

schedule19:47 - 3 Maj, 2024

schedule 19:47 - 3 Maj, 2024

Besimtaret ortodoksë në qytetin e Korçës, por dhe qindra qytetarë janë bërë pjesë pasditen e së premtes, të kremtimeve të asaj çka njihet në kalendarin ortodoks si e “Premtja e Zezë”.

Kjo ditë simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit, kryqëzimin dhe vdekjen e tij në Kryq. Për të ndjekur procesionin e organizuar nga Mitropolia e Korçës, kanë ardhur dhe pelegrinë nga qytete të tjera të vendit, por dhe emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Ndërkaq, në Vlorë qindra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë i janë bashkuar kremtimeve të së “Premtes së Zezë”. Mesha është drejtuar nga At Konstandin Prifti në Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë. Më pas, besimtarët dhe qytetarët i janë bashkuar levizjet në qytet të Epitafit.

Edhe në Fier qindra besimtarë ortodoksë po marrin pjesë në ritualin e të “Premtes së Zezë” që përkujton vdekjen e Jezusit në kryq. Nën tingujt e bandës frymore të qytetit, besimtarët janë nisur nga Kisha e Shën Gjergjit drejt bulevardit kryesor duke mbajtur epitafin, njeë ceremoni që kryhet çdo vit përpara të dielës së pashkëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!