E përshtatshme për rrugë dhe gara, Jubu Performance zbulon makinën super luksoze

schedule16:02 - 25 Gusht, 2020

schedule 16:02 - 25 Gusht, 2020

Jubu Performance ka zbuluar modelin JP Zero me strukturë të përbërë nga karboni, e cila vjen në tre versione: ZEROrace, ZEROtrack  dhe ZEROstreet, që përputhet plotësisht me rregulloren e rrugës.

Versioni i parë është krijuar për të garuar në klasën GT2, ndërsa ai për rrugë është një version luksoz me strukturë karboni. Martin Jung, themeluesi i kësaj kompanie është bazuar në modelin Exige dhe mundësohet nga një motor 3.5-litër Twin-Turbo V6, shkruan abcnews.al.

Drejtuesit do të kenë mundësinë që të rregullojnë fuqinë e motorit përmes një butoni nga 410 deri 610 kuajfuqi ndërsa versioni ZEROstreet ka kapacitet prej 740 kuajfuqi. Çmimet mund të fillojnë nga 246 mijë euro për ZEROtrack ndërsa deri në 650 mijë për ZEROstreet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!