E përplasi makina ndërsa ecte me biçikletë, humb jetën 78-vjeçari në Kavajë

schedule10:07 - 19 Tetor, 2020

schedule 10:07 - 19 Tetor, 2020

Një 78-vjeçar në Kavajë ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës rreth orës 09:40, në vëndin e quajtur “Pompat e Ujit”.

Në momentin që u përplas nga mjeti me drejtues B.H., i moshuari L.Gj.,  ishte duke ecur me biçikletë. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/