Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, Basha: Vendimi më i vështirë për mua

schedule20:14 - 9 Shtator, 2021

schedule 20:14 - 9 Shtator, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se pavarësisht përjashtimit, kontributi i Berishës në PD nuk mund të sfumohet. Ai tha se ky vendim nuk cenon kontributin dhe arritjet e Berishës si kryetar i PD, kryeministër dhe president.

“Kjo do të shmangë keqpërdorimin e çështjes nga kushdo për të dëmtuar interesat e PD për të mbrojtur keqqeverisjen e Edi Ramës. Rrugëtimi i Berishës në politikë nuk ndahet dot nga mbrojtja e interesit publik. Këtë e ka të qartë kushdo.

Ky vendim i sotëm nuk cenon kontributin dhe arritjet e Berishës si kryetar i PD dhe kryeministër e president.  Ky vendim i sotëm aspak i lehtë për mua në aspektin politik dhe atë njerëzor ka si urdhërfyes interesin e demokratëve dhe atë të partisë demokratike.

Ju më keni besuar drejtimin e PD për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona mirëpo secili prej nesh ka detyrimin të luftojë për interesat e qytetarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë luftojmë besimin e marrë ndër vite nga demokratët si e vetmja alternativë qeverisëse që do bëjë Shqipërinë si e gjithë Europa”, tha Basha. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!