Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga dëshmia e babait 50 vjeçar Fatmir Talellari, i cili vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erjon Pelivani, pasi i përdhunoi për vite vajzën e tij. 50 vjeçari ka rrëfyer se kunati përdhunonte vajzën e tij në dhomën ngjitur, ku ndodhej dhe djali i tij i mitur, tashmë 9-vjeç.
“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, ishte i pranishëm edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte me kyç derën e dhomës ku ishte me vajzën time. Jam thellësisht i shqetësuar për shëndetin e tij mendor, pasi tani e perceptoj reagimin e tij kur pa kunatin tim. Sapo e pa u duk menjëherë i frikësuar por më pas nuk kuptova diçka. Por tani është e domosdoshme që ai të marrë mbështetje psikologjike dhe të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh”, tha 50-vjeçari.
Ai ka rrëfyer se vajza e tij ka tentuar të kryejë edhe vetëvrasje.
“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mua. Duhet ta mbështes atë psikologjikisht dhe financiarisht pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën ku ka tentuar dhe vetëvrasjen. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka shtuar ai.
Ekzaminimet kanë treguar se 18 vjeçarja vuan nga stresi post-traumatik, pas shumë vitesh abuzime seksuale, përdhunime të përsëritura dhe shantazh./abcnews.al