E pazakontë! Vdiq në Barcelonë, shqiptarin e kthejnë pa zemër

schedule22:46 - 2 Shkurt, 2021

schedule 22:46 - 2 Shkurt, 2021

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për trafik organesh, pasi trupi i pajetë i një shqiptari është kthyer nga Spanja i vdekur, ndërsa i ishte hequr zemra.

Gazetarja e ABC, Glidona Daci mëson se bëhet fjalë për Saimir Sulën 33-vjeç, i cili ndërroi jetë në një spital në Barcelonë.

Por në momentin që trupi u transportua në Shqipëri për t’u varrosur, familja vuri re një të çarë në pjesën e zemrës duke dyshuar dhe kërkuar ekspertim mjeko ligjor nga ku rezultoi se i mungonte zemra.

Familja ka bërë denoncimin në prokurorinë e Tiranës, që ka nisur hetimin në bashkëpunim me autoritetet spanjolle./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!