DIBËR – Ulja e temperaturave në qarkun Dibër është shoqëruar me reshje dëbore në zonat mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.
Temperaturat shënojnë 4 gradë në zona e larta, ndërsa bjeshkët janë zbardhur nga dëbora.
Megjithëse jemi në fund të majit, temperaturat vijojnë të jenë të paqëndrueshme, herë shumë lart dhe herë shumë të ulëta.
Fermerët ankohen se pemëtoret janë me 2 javë apo edhe më shumë vonesë në krahasim me vitet e mëparshme. Sipas tyre kjo luhatje e temperaturave ka krijuar gjendje jo të mirë tek pemëtoret duke vonuar pjekjen. /abcnews.al/

