E pazakontë, policia në SHBA gjen armë brenda një pice

schedule10:06 - 12 Tetor, 2023

schedule 10:06 - 12 Tetor, 2023

Sigurisht që nuk keni ngrënë kurrë një picë si kjo më parë. Autoritetet në Kaliforninë Jugore në Shtetet e Bashkuara gjatë një kontrolli trafiku u përballën me një pamje që nuk e kishin parë kurrë më parë.

Përveç drogës që gjetën në makinë, ata gjetën edhe një pistoletë brenda një kuti pice. Oficerët ndaluan automjetin rreth orës 03:00. në Rosamond, 80 milje në veri të Los Anxhelosit, për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë kontrollit në automjet, efektivët gjetën metamfetamin, Xanax, kokainë dhe fentanil, të cilat peshonin gjithsej 1.5 kilogramë.

Para cash, peshore, pajisje droge dhe pajisje paketimi u gjetën gjithashtu brenda automjetit, thanë autoritetet. Gjithashtu janë arrestuar tre pasagjerë në makinë, mes tyre një 18-vjeçare.

Të katër u arrestuan nën dyshimin për vepra të shumta armësh dhe droge.

/abcnews.al