Një peshk një ton pendë blu u shit në ankandin e parë të vitit në tregun e peshkut në Tokio për 202 mijë dollarë, një traditë kjo që tashmë prej shumë kohësh është e përvitshme në Japoni.
Edhe pse shifra mund të duket tepër e madhe për një peshk, ajo është shumë herë më e vogël nga viti i kaluar, kur për një peshk u paguan më shumë se 1.8 milionë dollarë.
Një nga ofertuesit, Kiyomura Corp, tha se ishte përmbajtur nga ofertat e larta këtë vit nga frika se një numër i madh klientësh do të dyndeshin në restorantet e tyre, pasi ofertat e larta për ton me cilësi të madhe zakonisht tërheqin vëmendjen e mediave.
Qeveria ka thënë se ngrënia dhe pirja jashtë është një nga shkaqet kryesore të infeksioneve të koronavirusit.l.k/abcnews.al