Pamje të pazakonta janë regjistruar në një fshat në jug të Kinës. Një vizitore ka mbetur i habitur teksa është gjendur përballë një peshku i cili sipas tij ngjan me një fytyrë njerëzore. Gruaja e cila ishte filmuar në momentin që ka parë peshkun është trembur dhe ka thirrur e hutuar: “Peshku është shndërruar në zanë”.
Fotot tregojnë krapin që ngjan me një fytyrë njerëzore.
Sipas blogerit Feidian Videos, kjo specie është zbuluar në fshatin Miao, një vend turirstik në qytetin e Kunming.
Pas publikimit në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë shprehur se “kush do të guxonte ta hajë atë, e ndërsa disa të tjerë e kanë cilësuar si “krijesë të shpifur”.
/abcnews.al