Një spital belg ka ndërtuar një pavijon të veçantë në mënyrë që pacientët të mund të vizitojnë kafshët shtëpiake. Bëhet fjalë për pacientët që janë të shtruar ose kanë nevojë të shtrohen në spital për një kohë të gjatë, në përpjekje për t’i ndihmuar ata nga ana psikologjike.
Shumica e spitaleve në mbarë botën nuk lejojnë vizitat e kafshëve shtëpiake për arsye higjienike për të parandaluar rrezikun e infeksioneve dhe për një kohë të gjatë pacientët afatgjatë në Spitalin Sint-Trudo që donin të shihnin kafshët e tyre shtëpiake duhej ta bënin këtë në oborrin e spitalit.
Megjithatë, në bisedat mes pacientëve me kancer dhe psikologëve në spital, lindi ideja për një hapësirë specifike të mbyllur, të ndarë nga spitali, por e lidhur me të; dhe rezultati është një vend për vizitat e kafshëve shtëpiake që hapi dyert muajin e kaluar.
/abcnews.al