Një vajze 23-vjeçe në Itali i janë injektuar 6 doza të vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 si pasojë e gabimit të infermieres, e cila në vend të një doze i injektoi të gjithë shishen.
Stafi mjekësor në Toscana menjëherë pranoi se diçka kishte shkuar keq. Por sipas medieve, vajza është në gjendje të mirë.
Simptomat? Mjekët janë shprehur se 23-vjeçarja kishte vetëm dhimbje koke të lehtë.
“Është e qartë se ky është një gabim i madh nga infermierja” tha nëna e studentes.
Një incident i ngjashëm ka ndodhur në Gjermani, por me pesë doza./ Abcnews.al