Ky vit ka qenë i paparashikueshëm, por gjërat u bënë edhe më të çuditshme për fermerin italian Cristian Mallocci. Fermeri nuk iu besonte dot syve kur Spelacchia një nga tetë qentë e tij të fermës, lindi një qenush të vogël të gjelbër me 9 tetor. Katër qenushët e tjerë ishin të bardhë, të njëjtën ngjyrë me të ëmën e tyre.
Mallocci drejton një fermë në ishullin mesdhetar të Sardenjës me kunatin e tij Giannangelo Liperi. Është jashtëzakonisht e rrallë që një qen të lindë me një ngjyrë të tillë. Besohet se është rezultat i kontaktit të qenushit me një pigment të gjelbër të quajtur biliverdin ndërsa ishte në barkun e nënës.
Mallocci ka vendosur t’i dhurojë të gjithë këlyshët, përveç Pistachio, pasi siç thotë ai e gjelbra është një ngjyrë e shpresës dhe e fatit, kështu që ai mund të sjellë pak buzëqeshje në fytyrat e njerëzve sidomos në këto kohë të vështira pandemie. /abcnews.al