E pazakontë/ Gruaja nga Kanadaja mbledh 1618 furça dhëmbësh

schedule13:52 - 13 Korrik, 2023

schedule 13:52 - 13 Korrik, 2023

Koleksioni i pazakontë i një gruaje nga Ontario i dha asaj një titull të rekordeve botërore Guinness kur organizata konfirmoi se ajo zotëronte 1618 furça dhëmbësh të paketuara të ndryshme.

Kelly Hardy nga Mississauga tha se koleksioni i saj filloi kur ajo ishte 12 vjeç dhe gjeti një furçë dhëmbësh të pazakontë me fill të integruar.

“Unë mendova “Është kaq interesante, ajo furça e dhëmbëve” dhe nuk e bleva kurrë herën e parë që e pashë. Por vazhdova të mendoja për të për disa javë, sikur ta shihja dhe thashë “Më duhet furçë dhëmbësh”, u shpreh Hardy për CTV News.

Koleksioni i saj tani përmban 1618 furça të ndryshme dhëmbësh, duke përfshirë furçat me personazhe nga The Simpsons dhe Star Wars.

Hardy tha se ajo duhej të vendoste të gjitha furçat e dhëmbëve të saj në tavolina në gjimnazin e një shkolle lokale për numërimin zyrtar.

 “U deshën rreth 40 minuta për të numëruar vetëm nga një në 1,618”, shtoi ajo./abcnews.al