Një grua në Alaskë ka deklaruar se ishte sulmuar nga një ari teksa po përdorte tualetin jashtë shtëpisë, afër një liqeni në Alaska.
Shannon Stevens pësoi një të çarë në trup nga sulmi i ariut, ndërkohë kishte kërcyer përjetë dhe kishte bërtitur.
Vëllai i saj e kishte dëgjuar të bërtiturën e motrës dhe kur kishte shkuar për të parë se çfarë po ndodhte, ka parë kokën e ariut në vrimën e tualetit.
Gruaja ka thënë se kishte shkuar te liqeni për të kaluar kohë me vëllain dhe të dashurën e tij dhe se ishte kafshuar në të pasme nga ariu.
“U ula në biden e tualetit dhe menjëherë diçka më kafshoi sapo u ula”, ka thënë ajo për AP./abcnews.al