“E patolerueshme, tifozët s’e kuptojnë që kështu ‘vrasin’ gjithë skuadrën?!”

schedule14:34 - 30 Shtator, 2019

schedule 14:34 - 30 Shtator, 2019

Marseille nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Rennes në shtëpi mbrëmjen e kaluar. Ky ishte barazimi i tretë rresht për vendasit. Trajneri Andre Villas-Boas ka mbetur i zhgënjyer, jo nga rezultati, por sjellja e tifozëve kundrejt Jordan Amavi.

Tifozët e Marseille u kapën me mbrojtësin e majtë, duke e fishkëllyer sa herë që prekte topin. Trajneri portugez u detyrua ta zëvendësonte në pushim të ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të saj tha këto fjalë.

Skuadra luajti mirë, por nuk më pëlqyen fishkëllimat kundrejt Amavit. Nuk arrij ta kuptoj. Kur fishkëllen një lojtar, ke vrarë gjithë skuadrën. Më pas fillojnë fishkëllimat kundrejt një lojtari tjetër, e kështu me radhë. Është një situatë totalisht e patolerueshme”, përfundon trajneri i Marseille. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!