Shorti i Champions League rezervoi një super përballje mes Manchester City dhe Real Madrid. Pas shortit reagoi dhe drejtor sportiv i ‘Qytetarëve’, Txiki Begiristain, i cili vlerëson kundërshtarin dhe e mirëpret sfidën.
”Është një ndeshje e madhe kundër një ekipi të madh, i cili e ka fituar kompeticionin plot 13 herë. Do të shkojmë në një stadium që është familjar për ne dhe e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë kjo. Gjthmonë duhët të ndeshesh me një ekip si Reali për të ecur më tej në Champions,” deklaron drejtori i Cityt.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’ dhe Begiristain e shikon si një avantazh për ekipin e tij. ”Të luash ndeshjen e dytë në shtëpi është një avantazh i vogël për ne. Në Madrid duhet të luajmë me kokën lart si dhe me besim në vetvete,” përfundon Txiki. /abcnews.al