Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“E paralizuar” nga aksidenti tragjik, ja kur mund të rinisë transporti hekurudhor në Greqi

schedule16:48 - 8 Mars, 2023

schedule 16:48 - 8 Mars, 2023

Greqia mund të rifillojë transportin hekurudhor të pasagjerëve deri në fund të marsit, sapo të sigurohet siguria “absolute” pas pezullimit të shërbimit, si rezultat i një aksidenti tragjik që u mori jetën 57 personave dhe la qindra të plagosur.

Lajmin e bëri të ditur këtë të mërkurë, ministri grek i Transportit,  George Gerapetritis përmes një konferencë për shtyp, shkruan Reuters.

“Asnjë tren nuk do të niset përsëri, nëse nuk kemi siguruar sigurinë në nivelin maksimal të mundshëm”, u shpreh Gerapetritis, duke kërkuar falje për aksidentin hekurudhor më vdekjeprurës të regjistruar në Greqi.



Punonjësit e hekurudhave kanë zhvilluar greva 24-orëshe, duke ndalur funksionimin e këtij sektori. Sipas tyre, investimet e pamjaftueshme dhe mungesa e personelit, kanë shkaktuar mangësi në këtë sektor.

Sindikatat hekurudhore dhe burimet e industrisë kanë vënë në dukje një sistem mbikëqyrjeje dhe sinjalizimi në distancë , i cili kontrollon trafikun e trenave dhe udhëzon drejtuesit e automjeteve, duke thënë se nuk kishte funksionuar siç duhet prej vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!