Një statujë e re prej bronzi për Zonjën e Parë të SHBA Melania Trump është vendosur pranë qytetit të saj të lindjes në Slloveni.
Statuja zëvendëson një skulpturë prej druri të ngritur vitin e kaluar, e cila u dogj pak muaj më parë.
Disa e përshkruan origjinalin si një “turp” duke thënë se nuk dukej si zonja Trump.
Zonja Trump lindi në Novo Mesto në 1970 por u rrit në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte pjesë e Jugosllavisë, shkruan abcnews.al.
Statuja e re, e bërë prej bronzi dhe e zbuluar për publikun të martën dhe është një kopje e origjinalit.
“Ne jemi këtu sot sepse vendosëm përsëri një statujë të Melania në vendin ku ajo u dogj dhe për të përkujtuar statujën që u dogj”, tha artisti slloven Marko Vivoda për agjencinë e lajmeve AP.
Që nga zgjedhja e Presidentit të SHBA Donald Trump në 2016, turistët kanë ardhur në Sevnica për të mësuar më shumë rreth origjinës së Zonjës së Parë. g.v/abcnews.al