E para që nga ‘Apollo 17’, niset me sukses drejt hënës raketa “Vulcan”

schedule09:04 - 8 Janar, 2024

schedule 09:04 - 8 Janar, 2024

Pas pese dekadash, misioni amerikan ka dërguar sërish një raketë në Hënë. “Vulcan” u nis mëngjesin e së hënës nga Florida dhe pritet të mbërrijë në destinacion në 23 shkurt. Kjo pritet të jetë raketa e dytë pas Apollo në vitet 1960-1970.

Shtetet e Bashkuara të Amerikë synojnë që të arrijnë serish hënën pas 50 vitesh. Raketa Vulcan u nis në orën 2:18 të mëngjesit nga Cape Town në Florida këtë të hënë për të dërguar një anije kozmike drejtë satelitit te tokes dhe sipas synimeve paraprake ulja pritet të ndodhë më 23 shkurt.

Ky është misioni i parë amerikan që synon të arrijë hënën pas misioneve të famshme Apollo në vitet 1960-1970. Raketa Vulcan, një model rrakete I papërdorur më pare është prodhuar nga United Launch Alliance, një sipërmarrje e përbashkët kjo mes Boeing dhe Lockheed Martin. Lëshimi I kësaj anije kozmike drejt hënës është mbështetur edhe nga kompania SpaceX.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë që nëpërmjet kësaj rakete pa ekuipazh të bëjnë një ulje të butë në sipërfaqen e hënës.

Përgjatë viteve të fundit shtete të ndryshme dhe kompani private hapësinore kanë shtuar përpjekjet e tyre për të ulur raketat  apo anijet e tyre kozmike në hënë. Raketa Vulcan që u lëshua këtë të premte nga Florida pritet që të përdoret përgjatë viteve të ardhshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për misione të ndryshme të sigurisë kombëtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!