E para në listë për intrigat, kjo është shenja më tinëzare e Horoskopit

schedule16:21 - 7 Korrik, 2022

schedule 16:21 - 7 Korrik, 2022

Çdo shenjë ka karakteristikat e veta dhe sigurisht brenda tyre ka edhe pozitive dhe negative! Disa shquhen për dashamirësinë, bujarinë dhe madhështinë e tyre, ndërsa disa të tjerë fshehin një mister më të madh dhe janë “më të errët” dhe është mirë t’i kemi jo si armiq, por si miq!

Peshorja, Demi, Gaforrja dhe Virgjëresha janë ndër shenjat negative të të cilave përfshijnë karakterin e tyre të mbyllur dhe të vështirë, si dhe prirjen e tyre për t’u hakmarrë ndaj kujtdo që i dëmton dhe nuk harrojnë kurrë kur dikush i lëndon. Megjithatë, ka ende një shenjë që vjen e para në listë kur bëhet fjalë për intrigat! Ky nuk është askush tjetër veçse Akrepi!

Akrepi

Të them të drejtën, Akrepi ka shumë aspekte pozitive dhe është një shenjë shumë e veçantë! Ai është vendimtar, ka moral, jeton me pasion, është besnik dhe i qëndrueshëm dhe kur flasim për dashuri, seks dhe flirtim ai fiton me një diferencë të madhe! Megjithatë, për shkak se është edhe shumë intuitiv, i fsheh gjithmonë gjërat dhe është e vështirë ta “lexosh”. Me siguri nëse provoni ta gënjeni atë do ta zbulojë dhe më pas do të dëshironit që të mos e kishit bërë sepse do të futeni në listën e zezë!

Negativi më i madh i Akrepit është se ai shpesh sillet “nëntokë” dhe është një person mashtrues! Ai është aq ambicioz dhe dëshiron të ketë sukses në çdo gjë që bën, saqë nëse e pengoni, ai do të krijojë mënyra të pafundme për t’ju shkatërruar pa e kuptuar as ju.

Ai e di shumë mirë se si të arrijë atë që dëshiron dhe mund të punojë për të për aq kohë sa duhet me durim, këmbëngulje, duke bërë lëvizje prapaskenë nëse është e nevojshme që mund të dëmtojnë personin tjetër. Nëse keni një Akrep në jetën tuaj, atëherë e dini shumë mirë për çfarë po flasim! Nëse jo, tani e dini! Nëse kjo shenjë ju del përpara, duhet të jeni shumë të kujdesshëm me të dhe të përgatiteni për gjithçka. Sigurisht, nëse arrini ta bëni atë mikun tuaj besnik, atëherë nuk keni pse të shqetësoheni për asgjë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!