E para e PS-së në listën e Kukësit, Gerta Duraku: Besimin do ta përkthej në rezultate

schedule19:45 - 9 Mars, 2021

schedule 19:45 - 9 Mars, 2021

Kryesuesja e listës së PS për qarkun e Kukësit, Gerta Duraku premton se i gjithë besimi dhe përgjegjësia e dhënë nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama do të përkthehen në punë dhe përkushtim.

“Pas procesit përzgjedhës  në platformën ‘Deputeti që duam’, mu ngarkua përgjegjësia e kandidimit për deputete në qarkun e Kukësit. Ndihem e nderuar dhe duke marrë përsipër këtë përgjegjësi, dua të falenderoj familjen e madhe të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për besimin që më dha për të përfaqësuar dhe për t’i shërbyer qarkut tim.

Si një skuadër, sëbashku me kryebashkiakun, njëherësh drejtuesin politik të këtij qarku, Safet Gjicin , Profesor Petritin dhe  Halimin, jam e bindur se do të arrijmë objektivin në këtë qark. I gjithë besimi dhe përgjegjësia e dhënë nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama do të përkthehen në punë dhe përkushtim, sepse Shqipëria është e ardhmja jonë” shkruan ajo./ db/ Abcnews.al