E papritur, rriten përfitimet e Lamborghinit gjatë pandemisë

schedule11:48 - 20 Mars, 2021

schedule 11:48 - 20 Mars, 2021

Marka e njohur, Lamborghini ka pasur fitimet më të mëdha ndonjëherë në vitin 2020.

Pavarësisht mbylljes për dy muaj në fabrikën italiane gjatë pandemisë, duket se rezultatet kanë qenë të papritura.

“Jemi të befasuar”, ka thënë shefi ekzekutiv Stephan Winkelmann.

Sipas BBC, ndërkohë që shitjet ishin pak më të ulëta se vitin e kaluar, Lamborghini ka shitur vetura më të shtrenjta duke i rritur kështu edhe fitimet.

Automjetet e reja sportive të Lamborghinit quhen Urus dhe kanë arritur sukses të madh, duke numëruar 59 për qind të shitjeve të kompanisë vitin e kaluar. Në 2020-n ka shitur 7,430 vetura në botë, ndërsa në 2019-n kishte shitur 8,250./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!