Paulo Dybala është lojtar i lirë, ndërsa ditët e fundit Interi është shumë afër arritjes së një marrëveshje për transferimin te zikaltrit.
Sulmuesi argjentinas nuk u dakortësua me Juventusin për rinovimin e kontratës pasi problem ishin pretendimet financiare që kishte lojtari, ndërsa “Zonja e Vjetër” nuk ia plotësoi kushtet.
Por një lajm i papritur vjen nga Spanja, me “Mundo Deportivo” që plas bombën, teksa raportohen se Dybala është penduar që është larguar nga bardhezinjtë.
Gjithashtu theksohet se në Argjentinë janë të bindur se sulmuesi i tyre po kërkon mundësinë e një marrëveshjeje për të vazhduar të jetë sërish pjesë e “Zonjës së Vjetër”.
? Paulo Dybala already regrets his departure from Juventus. ?
In Argentina, it is said he wishes he reached an agreement to extend his contract at the club.
(Source: @mundodeportivo) pic.twitter.com/3V0chFLn2a
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 26, 2022
/f.a/abcnews.al