I papritur vjen lajmi i shkarkimit të Thomas Tuchel nga skuadra e Chelsea. Humbja e bluve të Londrës me shifrat 1-0 ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ka rezultuar fatale për teknikun gjerman.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një deklarate, teksa ka theksuar ky vendim është marrë në të mirë të skuadrës, ndërsa falenderojnë Tuchel për historinë e bërë me Chelsean.
“Klubi shpreh mirënjohjen e tij për Thomas dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre me Klubin. Thomas me të drejtë do të ketë një vend në historinë e Chelseat pasi fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe Kupën e Botës për Klube në kohën e tij këtu.
Ndërsa grupi i ri i pronësisë mbush 100 ditë që nga marrja në dorëzim e klubit, dhe ndërsa vazhdon punën e tij të vështirë për ta çuar skuadrën përpara, pronarët e rinj besojnë se është koha e duhur për të bërë këtë tranzicion.
Stafi stërvitor i Chelseat do të marrë përgjegjësinë për skuadrën për stërvitje dhe përgatitjen e ndeshjeve tona të ardhshme ndërsa klubi lëviz me shpejtësi për të emëruar një trajner të ri”, thuhet në deklaratën e klubit.
Chelsea Football Club part company with Thomas Tuchel.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 7, 2022
/f.a/abcnews.al