Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

E papritur, Barcelonës mund t’i pensionohet në fund të sezonit një tjetër lojtar

schedule13:05 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 13:05 - 13 Dhjetor, 2021

Pas lajmeve se Sergio Aguero do e mbyllë me futbollin e luajtur këtë të mërkurë, Barcelona merr një tjetër lajm në lidhje me pensionim e lojtarëve.

Qendërmbrojtësi i skuadrës Gerard Pique ka menduar ta mbyllë me futbollin e luajtur në fund të këtij sezoni, dhe diçka të tillë ia ka bërë të ditur trajnerit Xavi Hernandez dhe presidentit të klubit Joan Laporta.

Barcelona këtë sezon po përjeton një nga momentet më të vështira të saj, që ka preferuar të nisë një cikël të ri me lojtarë që premtojnë për të ardhmen e katalanasve, dhe në këto kushte Pique nuk dëshiron të mbyllë karrierën e tij si një lojtar zëvendësues, prandaj është i gatshëm t’iu hapë rrugë brezave të rinj që konsiderohen edhe e ardhmja e klubit.



Vendimi akoma nuk është zyrtar, me Pique që është i gatshëm gjithashtu edhe të bëjë një ulje drastike të pagës së tij nëse Xavi e shikon si të rëndësishëm në projektin e klubit, me qendërmbrojtësin që jep kështu një tjetër mesazh se dashuria për klubin dhe mbështetja ndaj tij në një moment të vështirë është më e rëndësishme se disa para më tepër.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!