“E papranueshme cënimi i fjalës së lirë”, Begaj reagon për dhunën ndaj gazetarit

schedule20:41 - 25 Janar, 2023

schedule 20:41 - 25 Janar, 2023

Presidenti Bajram Begaj ka dënuar dhunën ndaj gazetarit në Lezhë, Elvis Hila. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit kërkon që të hetohet dhe të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje. Begaj shprehet se cënimi i fjalës së lirë dhe dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në demokraci.

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik!”, shkruan presidenti.

Gazetari u dhunua nga dy persona pasditen e sotme në Lezhë. Këta shtetas i kanë dalë përpara gazetarit dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij, e cila në ato momente ka ndërhyrë. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!