Juventusi ka prezantuar fanellën e katërt dhe është rikthim i një modeli të vjetër, të sezonit 2015-16, që përkon edhe me bashkëpunimin e parë mes kampionëve të Italisë dhe markës gjermane ADIDAS.
Iconic, creative, imperfect, human.
The Juventus jersey, redesigned by hand for the human race.@adidasfootball x @pharrell @humanrace
— JuventusFC (@juventusfcen) October 23, 2020
Fanellat janë krijim i Humarace dhe Pharrell Williams, këngëtarit që bashkëpunon prej vitesh me markën e njohur të veshjeve sportive. Uniforma e katërt e Juventusit, sikurse shikohet edhe nga fotot, është e veccantë.
“Ikonike, kreative, e papërsosur, njerëzore. Fanella e Juventusit, e ridizenjuar me dorë për racën njerëzore”, shkuan klubi bardhezi në përshkrimin që i bëhet fanellës së katërt, që nga ky moment ka dalë edhe në shitje. /abcnews.al