Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E pambështetur nga Federata Sportive”, kampionia bodybuilder bën rrëfimin e pazakontë

schedule10:59 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:59 - 16 Korrik, 2020

E ftuara e fundit në “ABC e Mëngjesit” ka qenë kampionia bodybuilder Holta Pilz, e cila ka folur për eksperiencat e saj në këtë sport.

Ajo ka treguar se si e nisi karrierën nga fillimi  e deri tek marrja e shumë medaljeve në botë.

Ndër të tjera Holta ka pohuar se nuk ka pasur mbështetje nga Federata Sportive në Shqipëri, pasi sipas asaj ata nuk kanë fonde.

“Një moment kisha problem me posturën time, shkova te fizioterapisti dhe ai më sugjeroi të merrem me sport. Shkova në not nuk më pëlqeu, më pas zgjodha këtë. Nuk e dija që kisha një nyje muskulare. Kam 5 vjet që merrem me këtë dhe për 5 minuta që dal në skenë unë përgatitem shumë.

Në momentin që unë u paraqita në skenë si një bikini model u pa që kisha më shumë muskuj se vajzat e tjera. Më thanë trajnerët që duhet të shkosh më tej. Ke një genetikë për të dalë pa taka. Mu duk shum e çuditshme, po thash do e provoj. Edhe dola e katërta në Ballkan.

Ky sport më ka ndryshuar shoqërinë, të qënurit femër. Edhe unë mendoja se bodybuilder e bënin vetëm meshkukjt, por jo e bëjnë edhe femrat. Unë kur kam stërvitje nuk dal, se mendoj që një njëri duhet të stervitet”, u shpreh Holta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!