E padëgjuar më parë, Lyrical Son zbulon si e thërret bashkëshortja

schedule19:23 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 19:23 - 24 Dhjetor, 2020

Reperi i njohur shqiptar Lyrical Son, ka treguar vazhdimisht se është një tip tepër familjar. Në llogarinë e tij në Instagram, shumicën e postimeve e zënë fotot me bashkëshorten dhe dy vajzat, Eva dhe Erika.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lyrical Son (@lyricalson)

Ditën e sotme bashkëshortja e tij ka postuar një foto me të, duke zbuluar edhe një epitet me të cilin e thërret reperin.

“My qukishmukituki”, ka shkruar ajo duke na zbuluar kështu edhe epitetin e veçantë.

Së fundmi, reperi ka folur rreth një prej periudhave më të këqija në jetë. Ai ka rrëfyer se në fillim të shtatzënisë së parë Gresës i është kërkuar të abortojë, por fatmirësisht kjo nuk ndodhi.

“Kur kemi marrë vesh që Gresa është shtatzënë, lajmin e parë e kemi marrë vesh në Prishtinë, dhe po thoshte është pak e dyshimtë, mi preu këmbët ajo gjinekologia, por nuk është ndonjë gjë pas 2-3 jave e kontrollojmë edhe njëherë dhe më pas shkuam edhe te një gjinekologe tjetër. Ajo i tha që ‘ti ke qesen e fëmijës, por embrion nuk ke, nuk ka fryt’, kështu që duhet të bërë abort. Edhe pse ishte fillimi, ai lajm ishte i keq dhe askush nuk do donte ta dëgjonte atë lajm”, ka thënë Lyrical Son. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!