Më në fund futbolli u rikthye në fundjavën që lamë pas, edhe pse me dyer të mbyllura. Shtete si Gjermani apo Koreja e Jugut, vendosën për të rifilluar kampionatet. Ndërkohë dhe kampionatet e tjera priten të ndjekin të njëjtën rrugë me masat e ashpra të higjenës.
Në ndeshjet e zhvilluara u ndje padyshim mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumeve. Klubi nga Koreja e Jugut, FC Seoul, që militon në K-League kishte menduar një gjetje speciale për të mbushur stadiumin.
Klubi kishte vendosur që në tribuna të vendoseshin manekina mode, por në fakt kishte ndodhur një gabim. Në stadium në vend të manekinave u panë kukulla seksi. FC Seoul reagoi menjëherë pas ndeshjes duke kërkuar falje për gabimin e bërë. /abcnews.al