E pabesueshme: Një pensionist fshehu tankun në bodrumin e tij

schedule09:40 - 28 Tetor, 2021

schedule 09:40 - 28 Tetor, 2021

Zbulimi aksidental i armëve dhe një tanku Panther në bodrumin e një ushtaraku në pension ka shkaktuar dhimbje koke tek autoritetet e qytetit të Heikendorf, Gjermani, që prej 2 korrikut 2015. Avokatët në Gjermani po “luftojnë” se si të sillen me pensionistin 84-vjeçar, i cili kishte ruajtur në bodrumin e tij një tank të Luftës së Dytë Botërore, një armë kundërajrore dhe një silur.

Tanku u hoq, por ushtari në pension kundërshtoi dhe u shpall i pafajshëm, në një seancë të dytë, kur gjyqtarët pranuan se armët ishin suvenire dhe nuk mund të dëmtonin askënd. Prokurorët po negociojnë tani sanksione të mundshme duke përfshirë një dënim me kusht dhe një gjobë deri në 500,000 euro nëse 84-vjeçari nuk gjen një banesë të re për tankun.

Sipas avokatit të tij, një muze amerikan është i interesuar të blejë tankun Panther. Shumë historianë pretendojnë se ishte tanku më efektiv i betejës i zhvilluar nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore./ Abcnews.al