Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“E pabesueshme”, Neymar krah Messit për largimin e Suarez

schedule12:59 - 25 Shtator, 2020

schedule 12:59 - 25 Shtator, 2020

Leo Messi nuk është dakord me vendimin e Barcelonës për të larguar nga skuadra sulmuesin Luis Suarez, me të cilin ai ka edhe një raport shumë të mirë miqësor. Argjentinasi e pranon se nuk habitet nga ajo që drejtuesit kanë bërë, ndërkohë që një reagim në postimin e Messit e ka bërë edhe Neymar. Sulmuesi brazilian i PSG është mjaftuar me një koment të shkurtër: “E pabesueshme si i bëjnë gjërat”.

 

 

ÇFARË SHKRUAN MESSI – “Sot po hyja në dhomën e zhveshjeve, por fotoja jote nuk ishte më. Do të jetë e vështirë tashmë që ti je larguar, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Janë shumë vite që kemi kaluar bashkë, dreka, darka që do të më mungojnë.

Shumë gjëra që nuk do të harrohen kurrë, pasi ne kalonim pothuajse çdo ditë së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shikoj me një fanellë tjetër dhe aq më shumë të luaj përballë teje si kundërshtar. Ti je një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij klubi dhe ke shkruar historinë këtu.

Ke arritur gjëra të rëndësishme si në grup ashtu edhe në aspektin individual. Nuk e meritoje të dëbohesh siç ndodhi, por nuk jam aspak i habitur me ta. Të uroj gjithë të mirat në këtë sfidë të re si dhe të dua shumë. Shihemi së shpejti miku im”, shkruan Messi në postimin e bërë për largimin e Luis Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!