E pabesueshme, lojtarët e Napolit irritohen dhe kundërshtojnë presidentin!

schedule10:39 - 6 Nëntor, 2019

schedule 10:39 - 6 Nëntor, 2019

Humbja me Romën tërboi presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, i cili vendosi që skuadra të grumbullohej me detyrim. Kjo u kundërshtua nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili e tha hapur mendimin e tij gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Salzburg.

Mbrëmë trajneri italian tregoi tërbimin e tij dhe nuk foli fare për mediat pas ndeshjes që Napoli barazoi në Champions League ndaj austriakëve. Ancelotti dhe stafi i tij janë kthyer mbrëmë në “Castel Volturno”, por jo lojtarët.

Lojtarët duhet të qëndronin të grumbulluar deri të dielën, para ndeshjes me Genoan. Ata janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre dhe kanë shkelur vendimin e marrë nga presidenti, gjë që me shumë mundësi do të shoqërohet me gjoba. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!