Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku një foshnje ka lindur me dy koka, tre krahë dhe dy zemra. Mediat e huaja bëjnë me dije se prindërit Shaheen Khan dhe bashkëshorti i saj, Sohail, po prisnin binjakë plotësisht të formuar, por u tronditën kur ajo solli në jetë një fëmijë me dy koka më 28 mars në Ratlan, në shtetin indian të Madhya Pradesh.
Sipas mjekëve ky çrregullim njihet si parapagus dicefalik, ku dy foshnja bashkohen nga një bust që shpesh rezulton në një lindje të vdekur. Por binjakët e lidhur mrekullisht kanë mbijetuar deri më tani dhe janë shtruar në një spital në qytetin e afërt të Indore për t’u monitoruar nga mjekët.
“Këto lloj rastesh janë të rralla dhe gjendja e foshnjave mbetet e pasigurt, sidomos në ditët e para”, ka thënë një tjetër mjek./abcnews.al