Një lojtar me histori të pabesueshme po testohet te Partizani. Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Davide Lorenzo. Tashmë 25 vjeç, ai është produkt i akademisë së Juventusit,ndërkohë që ka provuar të luajë edhe në USL League Two në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kishte menduar të linte futbollin, por një ditë ai u takua me Vichai Srivaddhanaprabha, ish-presidentin e Leicester, i cili u nda nga jeta pas shpërthimit të helikopterit të tij. Gjatë takimit në Nice, në një restorant ku italiani po punonte si kamerier, ai i tregoi historinë e jetës së tij të ndjerit.
I tregova rreth vështirësive të mia. Një vit më parë nuk dija anglisht, por mësova në Neë York. Pa atë eksperiencë nuk mund t;ia tregoja historinë time pronarit të Leicester. Tani flas katër gjuhë të huaja. Vichai më pyeti: Do të luash në Tajlandë? Ose në Belgjikë?”. I thashë: “Shiko, do të shkoja kudo, por më duhet të fitoj formën, duhet të stërvitem”.
Vichai u mahnit nga këmbëngulja e italianit dhe i ofroi mundësinë e një prove, ndërsa më pas firmosi. “Vendosmëria është cilësia më e rëndësishme që mund të ketë një njeri. Shpresoj të jem një shembull i mirë i kësaj. Të nënshkruash një kontratë profesioniste në moshën time nuk është e lehtë. Kam besuar gjithmonë në talentin tim, por kam qenë i vetëdijshëm për dobësitë dhe gabimet që mund të bëj brenda dhe jashtë fushës.
Kam punuar që të minimizoj ato gabime, duke përsëritur veprimet me një dëshirë shumë të fortë për t’u përmirësuar. Nëse isha në gjendje të firmosja një kontratë me Leicester, mendoj se ishte një miks i fatit, por më së shumti më ndihmoi këmbëngulja që më ndihmoi të realizojë këtë ëndërr. Kjo ishte ajo që Vichai vuri re tek unë dhe ma dha këtë mundësi të paharrueshme”, tregonte Lorenzo për Gianluca Di Marzio kohë më parë. Tani italiani ka një mision tjetër, të bindë trajnerin Adolfo Sormani t’i bëjë një vend te Partizani. /abcnews.al