një familje me mbi 150 anëtarë është një ndër ngjarjet më të pazakonta që ka ndodhur në Kanada. Një i ri përdorues i rrjetit ssocial Tik-Tok tregon se 1500 vëllezër dhe motra.
Mediat e huaja shkruajnë se i riu Murray Blackmore ka zbuluar sekretin që përdor familja e tij e madhe për të kujtuar emrat e 150 fëmijëve.
Blackmore është nga familja më e madhe poligame në botë, pasi është rritur si Mormonë në një “komunitet të vogël të strehuar” në Kanada.
Ai është pjesë e familjes famëkeqe Blackmore, kryesori i së cilës Winston Blackmore, udhëheqësi i një grupi fetar poligamik Latter Day Saint në Bountiful, Kolumbia Britanike.
64-vjeçari Winston me 27 gra ka jo më pak se 150 fëmijë – i 65-ti prej të cilëve është Murray, i cili rregullisht poston video për familjen e tij të madhe, duke shpjeguar se si është të kesh kaq shumë vëllezër dhe motra.
Dhe në një video, ai zbuloi metodën e prindërve të tij për të kujtuar të gjithë emrat e fëmijëve të tyre. Murray shpjegoi se prindërit e tij zgjedhin emrat e të gjithëve duke filluar me të njëjtën shkronjë për fëmijët e lindur në të njëjtin vit.
Për shembull, ata që janë të lindur në të njëjtin vit me të – 2001 – të gjithë kanë emra që fillojnë me shkronjën M.
“Emrat tanë të gjithë fillojnë me shkronjën M… Unë jam Murray. Jemi 3 djem, 9 vajza”, tha ai në postim.
Dikush komentoi për të pyetur nëse grupe të ndryshme moshe kishin shkronja të ndryshme të alfabetit, për të cilin Murray sqaroi: “Po ka Rs, Ns, As, Os, Js, etj”.
Ndërkohë në një video tjetër, ai tha se i dinte të gjithë emrat e vëllezërve të tij.
Ndryshe nëna e Murray ka 10 fëmijë, kështu që ai ka vetëm nëntë vëllezër e motra me të dy prindërit.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se vëllai ose motra e tij më e vjetër ishte 44 vjeç, ndërsa më i vogli ishte vetëm një vjeç./abcnews.al