Rrjetet sociale vitet e fundit janë kthyer në një burim të ardhurash për shumë njerëz në të gjithë botën.
Blogerë të ndryshëm grumbullojnë shifra kolosale nga marketingu në Instagram.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Jack Morris 29 vjeç nga Britania e Madhe dhe partnerja e tij australiane Lauren Bullen, 27 vjeçe, e cila ka pothuajse tre milionë ndjekës në Instagram, përmes të ardhurave të gjeneruara nga ky rrjet kanë blerë një vilë super luksoze.
Teksa po bisedonin me ndjekësit e tyre në rrjete sociale, çifti zbuloi se për të blerë dhe mobiluar vilën, kanë shpenzuar deri më tani 1.2 milionë euro.
“Ne nuk kemi prindër të pasur. Vijmë nga familje me të ardhura mujore normale. Ne kemi fituar para vetëm përmes rrjeteve sociale. Ne bashkuam të ardhurat tona dhe blemë këtë shtëpi. Vërtetë mahnitëse apo jo”,u shpreh Jack./abcnews.al